Home KRYESORE Enea Ftoj nga Korça dhe Ardian Kallami nga Shkodra, ishin dy qytetarë...

Enea Ftoj nga Korça dhe Ardian Kallami nga Shkodra, ishin dy qytetarë që dolën të vdekur nga dyert e policisë se Xhafaj.

Nga Ervin Salianji

Të dy në përpjekjen për të mbijetuar në Shqipërinë e pamundësisë, varfërisë dhe pabarazisë ekstreme, mbase edhe janë ndodhur “në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar”; por seicili i akuzuar për “krime” të paprovuara, që kodi penal i dënon jo më shumë se gjashtë muaj burg.

Jo vetëm që askush nuk i mbrojti, në publik apo në qelitë e burgut, por shteti policor i goditi në mënyrë barbare, edhe sepse nuk kishin “vëllain e duhur”.

Të dy, si shumë të tjerë që nuk i ofrohet asnjë mundësi për të punuar, asnjë ndihmë për të mbajtur frymën, u ushqyen vetēm me një gjë, me iluzionin se duke ndjekur modelin e të fortit mund të bëheshin dikush në shoqëri. Ky iluzion ishte ushqimi i vetēm që i ofroi rilindja, ushqimi që ju mori jetën.

Ardiani u vetëvra nga pesha e turpit, ndërsa pesha e paturpsisë e mban edhe më shumë Xhafajn ministër.

Janë me qindra qytetarët shqiptarë që përfundojnë burgjeve të Europës për shkak të këtij iluzioni, dhe e paguajnë me jetë që ca dhjetra të bëhen deputëte, kryetarë bashkie, kryetarë të rilindjes, pashallarë të qyteteve.

Një pasha që kontrollon qytetin e Vlorës është vetē Ministri i Brendshëm dhe vëllai i tij, i cili nuk kish kryer një krim te vogël si Enea dhe Ardiani, por udhëhiqtë grupe të strukturuara kriminale.

Xhafajn jo vetëm që nuk ka polic që e prek me dorë por çdo drejtësues policie i ngre dorën për ta nderuar. E ndërsa policët e xhafajve godisnin barbarisht dy qytetarët e vrarë në komisariate, Fatmir Xhafaj ishte duke goditur ne zemër sistemin politik duke i ofruar mbrojtje dhe lehtësi vëllait të vet, duke i ofruar gjithë infrastrukturën shtetërore për të mbrojtur vëllain e vet.

Hetuesi i diktaturës Fatmir Xhafaj, mund të jetë vëllai i “duhur” por nuk është ministri i duhur.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet jo vetëm për lidhjet e tij me krimin, por edhe për humbjen e dy jetëve njerëzore në qelitë e komisariateve.

Share: