Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Franca dhe Greqia protesta për 1 maj, Shqipëria panair pune!

Franca dhe Greqia protesta për 1 maj, Shqipëria panair pune!

Qesharake dhe e dhimbshme panorama ne Shqiperi kur 1 Maji percillet me Panair Pune nga kryeministri Edi Rama, ndersa ne Greqi dhe France ka protesta masive per te drejtat e punes! Kaq shume paskemi fituar ne ne kete drejtim? Kjo eshte e dhimbshme, ndersa mbetemi vendi me i varfer ne Europe dhe me i korruptuar…

Shqipëri panair Pune…

Projekti i nisur së fundmi nga Bashkia e Tiranës për kthimin e shkollave si qendër komunitare pas orarit të mësimit, ka gjeneruar në kryeqytet edhe rreth 120 vende të reja pune, thuhet në një njoftim të bashkisë.

I pranishëm në Panairin e Punës së bashku me kryeministrin Edi Rama, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se bashkia e Tiranës ofron 60 vende të reja pune për sanitare dhe 62 vende të tjera për administratorë që do të kujdesen për shkollat dhe palestrat gjatë ditës.

Greqia në pëleshje për 1 Maj

Mijëra grekë dolën në qytetet më të mëdha të vendit me rastin e Ditës së Punëtorëve. Ashtu siç ndodh çdo vit, grekët kujtuan 1 Majin me protesta në qytetet më të mëdha të vendit.

Në Athinë, Sindikata e Përgjithshme Adedy ka protestuar në sheshin “Sintagma”, ndërsa protesta e dytë, u organizua prej Partisë Komuniste greke në sheshin Klathmonos.

Sindikatat kërkuan lehtësim të reformave shtrënguese që ka ndërmarrë qeveria gjatë 8 viteteve të fundit, që prej fillimit të krizës ekonomike që ka pllakosur vendin.

Kreu i sindikatave kërkoi pakësimin e taksave, rritjen e rrogës bazë, shtimim e pensioneve si dhe kontratë kolektive për të gjithë punonjësit.

Në shenjë solidariteti me rastin e ditës së 1 Majit, punonjës të sektorit shtetëror dhe privat paralajmëruan greva disa orëshe.

Probleme u shënuan në funksionimin e spitaleve, në lëvizjen e trenave, trageteve, autobusëve urbanë, si dhe ne doganat e brendshme të vendit.

I vunë flakën Parisit për “1 Maj”, policia arreston 200 protestues

Mbi 200 vetë janë arrestuar nga policia franceze, ndërsa protestuesit e maskuar thyen dritaret e dyqaneve dhe i vunë flakën disa restoranteve dhe makinave në Paris, në Ditën e Punëtorëve.

Përleshjet erdhën kundër pakënaqësive që kanë qytetarët ndaj Presidentit Emmanuel Macron.

Demonstruesit, sipas institucioneve lokale rreth 1,200, hodhën sende të forta në drejtim të agjentëve të policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe përdorën një top uji.

Siç raporton “Le Parisien”, një autoshkollë dhe një restorant “Fast-food” janë dëmtuar dhe grabitur.

“Dënoj fort dhunën dhe aktet degraduese të kryera në kuadër të 1 Majit në Paris” u shpreh nga Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, në Twitter. Ministri siguroi se është bërë çdo gjë e nevojshme për të ndaluar këto trazira serioze dhe për të arrestuar ata që janë përgjegjës për këto akte të papërshkrueshme”.

Share: