Home KRYESORE Gazetarja i kujton kërkesën e Xhafajt për dorëheqje, Basha: E mori përgjigjen...

Gazetarja i kujton kërkesën e Xhafajt për dorëheqje, Basha: E mori përgjigjen mbrëmë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në bulevard, teksa i shoqëruar nga qindra mijëra protestues po marshon drejt kryeministrisë.

I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala se çfarë mund të thotë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj mbrëmjen e kaluar që tha se do të jepte dorëheqjen nëse audio-përgjimi del i vërtetë dhe kërkoi kryetarit të bënte të njëjtën gjë nëse audio-përgjimi dilte i rremë, Basha tha se ai e ka marrë përgjigjen mbrëmë.

“E mori përgjigjen mbrëmë. Këta qytetarë janë përgjigjja”, ka thënë shkurt Basha./Opinion.all

Share: