Home KRYESORE Goditi me këpucë Bushin, sot gazetari garon për deputet

Goditi me këpucë Bushin, sot gazetari garon për deputet

Një ngjarje e pazakontë shënohet pikërisht sot që kremtohet edhe Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Ai ishte një gazetar si shumë të tjerë në detyrën fisnike të raportimit në Irak. Por, ndryshe nga të tjerët, ai u bë i famshëm për një gjest të guximshëm, që i kushtoi edhe 3 vite heqje lirie.

Emrin ndoshta nuk ia mbani mend, por nëse do t’iu thonim se bëhet fjalë për gazetarin që gjuajti me këpucë as më pak e as më shumë, por presidentin asokohe të Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, ai episod nuk mund të harrohet lehtësisht.

Ngjarja ndodhi gjatë vitit 2008, kur gazetari Muntazer al-Zaidi hoqi këpucët gjatë konferencës për shtyp të presidentit amerikan me kreun e shtetit irakian, për t’ia drejtuar në shenjë revolte për ndërhyrjen ushtarake në Irak kreut të asaj kohe të Shtëpisë së Bardhë.

Pas dënimit me 3 vite burg, me akuzën se sulmoi një kryetar të huaj shteti që vizitonte Irakun, Al-Zaidi garon tashmë për t’u bërë deputet në Parlamentin irakian, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 maj.

Në fakt ai nuk e kreu të plotë dënimin, e pasi kaloi vetëm 9 muaj prapa hekurave, kur doli shpjegoi se ai reagim ishte si hakmarrje në emër të popullit të tij.

Top Channel

Share: