Home KRYESORE Habit gazetari, “Dosja e Tahirit drejt mbylljes”

Habit gazetari, “Dosja e Tahirit drejt mbylljes”

Gazetari, Basir Çollaku i ftuar në emisionin 360 Gradë në ora news ka komentuar shkarkimin e prokurorit Besim Hajdarmataj, ku ka thënë që personi në fjalë kishte në dorë dosjen e Tahirit, dhe sipas gazetarit ajo dosje do të mbyllet shumë shpejt.

“Nëse i largon mafia, i largon edhe paligjshmprisht. Rrokada e prokurorëve nga ngjarja që ka ndodhur, është lehtësisht e artikulueshme me çfarë po ndodh me dosjen më të nxehtë që ishte dosja Tahiri. Veprimet e kryera nga grupi i prokurorëve dhe trysnia e kryeministrit se Prokuroria nuk ka asnjë provë, pra ishte një mesazh nga kryeministri se nuk do asnjë provë, unë them se brenda muajit qershor, kjo dosje do të shkojë drejt mbylljes”, u shpreh Çollaku./360grade.al

Share: