Kryeministri Edi Rama është pyetur për marrëdhëniet me Presidentin Ilir Meta, për të cilin çuditërisht nuk i ka kursyer komplimentat.
Ai u shpreh se Meta nuk erdhi si përfaqësues i mazhorancës, por si një figurë që nuk mund të kontestohej as nga opozita.
“Nuk e zgjodhëm si përfaqësuesin tonë, por e zgjodhëm si përfaqësues të opozitës dhe më adapt se Meta nuk mund të gjenim.
Ilir Meta nuk ka bërë asnjë gabim deri më sot. Nuk është se kemi shumë komunikim, po ka pak rëndësi. Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban.
Nëse nuk do ishte Meta, por një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shumë keq. Është presidenti më i mirë që kemi pasur”- u shpreh Rama në “abcnews”.