Nga Genc Mlloja
Shqipetaret dhe Evropa folen sot, sipas kreut te opozites shqiptare. Dje tha se sot ‘kryhet’. Sot tha se neser do te ‘kryhet’. Tani qe ra sipari i shfaqjes, njerezit pyesin te hutuar se cfare do te kryhet dhe kur, se na ke bere kureshtare Z. Kryetar.
Lulzim Basha eshte kryetar i Partise Demokratike, pasues i Sali Berishes, nder krijuesit e kesaj force politike ne fillim te viteve 90, tani deputet, por disa thone se akoma i ka frenat e PD.
Po cfare tu thoshte simpatizanteve te vertete xhepshuar lideri aktual gramafon pas ‘shetitjes’ me shume e qarte se sa me poshte:
“Tani nuk kam kohe per hollesi se me ike avioni per ne Hollande, ku me pret familja, qe i mungoi duke u munduar per demokracine ne kete vend, qe bujarisht me ka bere milioner. Po shtohen ata, se nga vjen kjo para e madhe se di. Edhe nga Rusia? Po c’te keqe ka. Nuk mbajne ere…
Nejse, kurajon lart trima se shihemi perseri kur t’ju them une. Ej, ‘marrshues se lirise’ mos u merzitni ashtu se mire jemi. Ne rruge te drejte. Edhe padrino keshtu mendon, e ai u robtua per kete popull edhe para 1990 dhe le me pas.
Por, rendesi ka te mos bezdisimin shume shefin e madh, qeverine. Kujdes o paqesore demokrate.
Me qetesoi lideri mik socialist, qe tha shpejt fjale te mira per shetitjen. Jemi ne sintoni- ai ne qeveri e une ne opozite ku e shikoj sa rehat eshte sa me shume kohe qe kalon.
Hajt tani, trima, se shihemi, marrsh ne shtepi e behuni gati per finalen…. mos me keqkuptoni te futbollit. Pashai eshte pasha, ashtu do te mbetet edhe per ju nga jugu- komandant, dhe me duket se sot shqiptarët folën dhe foli edhe Evropa me shume per te”.