Home KRYESORE Horoskopi, 15 maj 2018

Horoskopi, 15 maj 2018

Dashi
Duket se periudha disi e errët e paradokohshme ka kaluar e tani ju presin ditë shumë më të mira. Me Marsin në shenjë do të ndjeheni më mirë dhe më energjikë, ndërsa erosi shënon ngjitje.

Demi
Në raportet ndërpersonale duhet të jeni më tolerantë, sepse vetëm, kështu do të arrini të shmangni konfliktet me partnerin. Mundohuni të jeni të disponueshëm për ata që kanë nevojë për ju.

Binjakët
Marsi dhe sidomos Mërkuri ju nxisin të ndërmerrni iniciativa të reja njëkohësisht shumë të rëndësishme nga ana profesionale. Hëna sot bën që të jeni shumë dinamikë, por edhe irritues për disa.

Gaforrja
Marsi sot është në një orbitë jo shumë të favorshme për ju, por megjithatë kjo është e përkohshme, pasi parashikohen lëvizje të tjera yjesh pozitivë . Mbrëmja pritet të jetë më interesante.

Luani
Gjithshka sot do t’ju duket më e lehtë përsa i takon fushës suaj të aktivitetit, pasi do të jeni në ndikimin pozitiv të Mërkurit, i cili favorizon pikërisht këtë aspekt. Kujdes me shpenzimet pa vend.

Virgjëresha
Krijimtaria juaj do ketë stimuj të vazhdueshëm, pasi jo vetëm Mërkuri, por edhe Afërdita e Hëna ju stimulojnë në këtë drejtim. Po kaloni një moment shumë interesant dhe duhet të përfitoni.

Peshorja
Vërtet që jeni shumë të impenjuar e në disa drejtime, por nuk është aspak e justifikueshme që të lini pas dore pamjen tuaj të jashtme. Kjo ndikon edhe për dashurinë. Mirë shëndeti.

Akrepi
Duket se sot mund të kurorëzohen përpjekjet tuaja për të arritur atë që dëshironi. Përse kërkoni të bëni gjithçka vetë kur keni të tjerë rreth vetes që mund të japin kontributin e tyre?

Shigjetari
Tani që në një farë mënyre i keni vënë të gjitha në vijë, është koha të mendoni më shumë për problemet tuaja private. Mbrëmja pritet e mirë, por mund ta ndërlikoni ju vete me ndonjë gafë.

Bricjapi
Marsi ju mban pak nën presion kjo vlen për të lindurit në dhjetëdishtëshin e parë. Mos u shqetësoni kjo periudhë kalimtare është pothuajse në fund. Pritet një mbrëmje shumë interesante

Ujori
Hëna sot nuk është në harmoni me Afërditën dhe kjo sjell pak shqetësime për ata që janë çift, megjithatë do të jetë e përkohshme. Nuk përjashtohet një udhëtim i shkurtër në për motive pune.

Peshqit
Ndoshta një kërkesë apo një ndërhyrje e dikujt mund t’ju bezdisë disi por kjo mund të jetë në intetresin tuaj. Yjet janë të favorshëm dhe nuk është çudi të keni një surprizë gjatë mbrëmjes.

Share: