Home KRYESORE Ishin në Angli për stërvitje, por dezertuan. Gjykata dënon 2 nga 4...

Ishin në Angli për stërvitje, por dezertuan. Gjykata dënon 2 nga 4 ushtaratët shqiptarë

Dezertuan uniformën ushtarake të Shqipërisë për një jetë më të mirë në Londër teksa ishin në Angli gjatë një stërvitjeje ushtarake, dënohen dy nga katër ushtarët e kallëzuar penalisht nga Ministria e Mbrojtjes.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dënimet ndaj ushtarakëve, ku rezulton se për dy ka përfunduar procesi dhe konkretisht Ylber Tokrri është dënuar me 3 muaj burg në mungesë, Aleksandër Shkulaku me 6 muaj burg, ndërsa procesi është pezulluar për ushtarin Renild Ajazi dhe është ende në proces për ushtarin Klevi Lamkaj.

Share: