Punimi hulumtues përfundimtar i Prof. Stephen Hawking sugjeron se Universi ynë mund të jetë një nga shumë universe tjera të ngjashme.
Teoria zgjidh një paradoks kozmik të krijuar nga vetë fizikanti i ndjerë.
Ajo gjithashtu tregon një rrugë përpara për astronomët për të gjetur dëshmi për ekzistencën e universeve paralele
Studimi u dërgua në ‘Journal of High-Energy Physics’ 10 ditë para se Prof Hawking të vdiste.
Në vitet e 1980-a, shkencëtari i Kembrixhit, së bashku me fizikanin amerikan James Hartle, zhvilluan një ide të re për fillimin e Universit.
Hartle dhe Hawking përdorën një teori tjetër të quajtur mekanika kuantike për të shpjeguar se si Universi u ngrit nga asgjëja.
Ideja lidhi një fund të lirshëm, por krijoi një tjetër, ose një numër pafund sipas disave, raporton BBC.
Derisa fizikanët e analizuan idenë, doli që ajo mbajti me vete implikimin se ‘Big Bang’ nuk do të krijonte vetëm një univers, por një furnizim të pafund.
Sipas teorisë Hartle-Hawking, disa do të ishin shumë të ngjashëm me ne, ndoshta kanë planetë si toka, shoqëri, madje edhe individë të ngjashëm me ato të Universit tonë.
Universet e tjera do të ishin të ndryshme, ndoshta me planete të ngjashme me Tokën, ku dinozaurët nuk u zhdukën. Gjithashtu do të ketë universe krejtësisht të ndryshëm nga i yni, pa toka, ndoshta as yje dhe galaktika dhe ligje të ndryshme të fizikës, transmeton RTKlive.
360grade.al