Home KRYESORE Kam kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për audiopërgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj

Kam kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për audiopërgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj

Në fjalën e tij në grupin parlamentar, Edi Rama komentoi ndër të tjera edhe audiopërgjimin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj dhe shtoi se ka kërkuar një ekspertizë ndërkombëtare për të provuar vërtetësinë e atij materiali.

“Paralelisht, me kërkesën e menjëherëshme të kryetarit të grupit parlamentar, për hetimin e audiopërgjimit të publikuar nga Opozita, e cila garanton autencitetin e saj, unë kam kërkuar një ekpsertizë ndërkombëtare, për mbledhjen e çdo informacioni, dhe çdo indicie, për materialin ku përfshihet vëllai i ministrit të brendshëm”, u shpreh kryeministri Rama qe beson se mban përgjegjësi për veprimet e partisë së tij dhe për veten.

Share: