Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell sot sërish me zë dhe figurë pamje të dhunës verbale dhe fizike në institucionet, që paguhen me taksat tona për edukim.Nuk dihet ende, se cili është institucioni, ku është faktuar dhuna, por ajo që mësohet nga burime brenda stafit të emisionit, është se “viktima” të dhunës, janë të mitur.
Edhe më parë emisioni “Stop” ka ngritur problematika të tilla, duke shkaktuar tërmet në shoqëri e institucione. Me presh në duar janë kapur punonjëse të shtëpisë së fëmijës në Durrës, apo pronarja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani.
Për të mësuar, se ku është konsumuar abuzimi këtë herë, duhet të presim transmetimin e emisionit “Stop” mbrëmjen e sotme, në orën 20.10.