Home KRYESORE Këta fëmijë janë në një shkollë të Fierit dhe jo ne Korene...

Këta fëmijë janë në një shkollë të Fierit dhe jo ne Korene e Veriut!

Këto foto janë bërë në një shkollë të Fierit. Nxënësit demonstrojnë me armë (lodër) në duar. Denoncimi u bë nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi. Ai shkruan në facebook se fëmijët në vendin tonë po edukohen si në Korene e Veriut.

“Trekëndëshi i dikurshëm revolucionar “Mësim-Punë-Kalitje Ushtarake Revolucionare”, që nisi minimin e arsimit të atëhershëm, duket se po shfaq fantazmën e tij. Tani mund të quhet “Trekëndëshi i Linditës”,” shkruan deputeti i PD.

Postimi i plotë

EDUKIM ME TREKËNDËSH
Mos u habisni!
Nuk jemi në Korenë e Veriut!
Fotot janë marrë në shkollën 9-vjeçare “Mark Dashi” Fier, përgjatë një aktiviteti ku nuk ka munguar dhe drejtori i DAR Fier.
Propaganda dhe riindoktrinimi nuk është rastësi.

Madje nuk po kursen as fëmijët.

Trekëndëshi i dikurshëm revolucionar “Mësim-Punë-Kalitje Ushtarake Revolucionare”, që nisi minimin e arsimit të atëhershëm, duket se po shfaq fantazmën e tij.
Tani mund të quhet “Trekëndëshi i Linditës”.

Kjo është më shumë se turp!
Në mungesë të çdo vizioni për edukimin me vlerat qytetare e europiane në shkollat tona, shabllonizmi nostalgjik është kthyer në qëllim.
p.s

Me e pa “Lideri Suprem” këtë lloj propagande, e anullon përfundimisht takimin me Trump dhe i lutet për takim këtij “Liderit Global” tonit.

Share: