Home KRYESORE Kushti per hapjen e negociatave me BE ! Nga Zef Bushati

Kushti per hapjen e negociatave me BE ! Nga Zef Bushati

Kushti per hapjen e negociatave me BE !
Nje ish Minister i Brendshem, i cili akuzohet si i perfshire ne kontrabande droge me grupe kriminale, mban peng hapjen e negociatave te Shqiperise me BE, per antaresimin me te drejta te plota te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Thashethemet flasin se “kushti i BE per hapjen e negociatave eshte arrestimi i ish Ministrit te Brendshem”. Kaq poshte paskan rënë Zyrtaret e Larte te BE që te vendosin një kusht të tillë ?

Kaq poshte paska rënë Kryetari i BE z. Antonio Tajani, i cili nuk eshte shprehur asnjehere per kete çeshtje qe nga dita e zgjedhjes se tij ne krye te BE, që te pranojë një kusht të tillë ? Kaq poshte ka rënë z. Joseph Daul Kryetari i EPP ( demokristiane ) i cili nuk eshte shprehur dhe qe drejton grupimin politik i cili ka maxhorancen e Parlamentit Europian, të pranoje si kusht nje propozim te tillë ?

Kaq poshte paskan rënë kreret e shteteve antare te BE qe te kushtezojne hapjen e negociatave te Shqiperise me arrestimin e nje ishMinistri te akuzuar ? Kaq poshte paska rënë znj. Merkel qe e njeh nga afer realitetin dhe politikën shqiptare te pranoje kete propozim ?

Jo. Jo, nuk besoj. Keta drejtues te rendesishem jane ne lartesine e duhur dhe askush prej tyre nuk mendon dhe nuk beson se nje ish Minister e Brendshem mban peng hapjen e negociatave BE – Shqiperi. Por edhe qytetaret e Shqiperise, njerezit e ndershem, intelektualet e paster e te pa perlyer, nuk mendojne si nje ish Minister i Brendshem mund te mbajë peng Shqiperine dhe popullin e saj. Jo.Jo.Jo..

Aresyet qe Zyrtaret e Larte te BE- së nuk do te ishin dakort qe Shqiperia te hape negociatat me BE, jane shume here me te medha se nje individ i akuzuar, qofte ky dhe ish Minister. SHBA , qe ka nje roj te rendesishem edhe ne hapjen e negociatave se bashku me BE, kane kohe te gjate qe po punojne ne Shqiperi ne disa fusha per rritjen e standarteve dhe perafrimin e tyre me standartet e BE.

Reforma ne Drejtesi i ka marre shume kohe SHBA-se, dhe ende kjo Reforme eshte prane nivelit zero. Vettingu qe duket sikur ka filluar punen eshte ende ne nivele qesharake, pastrimi i parave te pista ne Shqiperi sipas DASH eshte problematik, te drejtat dhe lirite e shtypit kane pesuar renie, kriminaliteti eshte serioz, kontrabanda e droges vazhdon te jete me permasa skandaloze, korrupsioni eshte i shtrire ne te gjitha nivelet e zyrtareve te larte dhe nepunesve te Administrates publike.

Por edhe luhatja ne veprimet dhe qendrimet dipllomatike te Qeverise Shqiptare eshte nje tjeter fushe serioze qe i ben zyrtaret e BE-së te mendohen. Me shqetesues per SHBA dhe BE eshte politika dhe parlamenti, ku mjaft prej perfaqesuesve te larte politik te PS, PD e LSI, jane te akuzuar per vepra kriminale e penale, duke ndikuar dukshem ne veprimtarite politike, legjislative, ekzekutive dhe ligjore ne Shqiperi. Keto dhe shume te tjera, qe nuk po i rendis, por qe jane te njohura, e kushtezojne Shqiperine ne hapjen e negociatave me BE.

Perballe kesaj situate te zymte nje ish minister i akuzuar per korrupsion duket si nje fije kashte, qe synohet te perdoret nga Qeveria, maxhoranca dhe opozita, per te fshehur gjendjen skandaloze te krijuar nga qeverisja 28 vjeçare e PS dhe PD e LSI. Ish Ministri gjate perpjekjeve per te shpetuar vetevehten i shtroi pyetjen pushtetareve te larte, krereve te politikes , deputeteve te parlamentit, etj. :

Pse nuk e filloni Vettingun nga vehtja e juaj ? Ai nuk guxoi te shprehej plotesisht dhe nuk ju drejtua me emra Rames, Bashes, Berishes, e te gjithe politikaneve, deputeteve, ish ministrave te PD dhe ministrave te PS, ………pse nuk e filloni vettingun nga vehtja e juaj ? Qytetaret e Shqiperise i njohin te gjithe, e dine mire se kush jane, se çfare kane bere e çfare perfaqesojne. Edhe strukturat inteligjente te SHBA i njohin dhe dine gjithshka rreth tyre. Ky eshte shqetesimi i SHBA dhe i Presidentit Trump, ky eshte shqetesimi i BE dhe i Kancelares Merkel.

Ne keto kushte shtroj pyetjen: A do hapen negociatat ? Si konkluzion mendoj: Per Shqiperine dhe shqiptaret hapja e negociatave eshte e rendesishme. Ky akt formal nuk duhet te shfrytezohet politikisht, as nga Rama e as nga Basha, mbasi asnjeri prej tyre nuk e meriton pa iu nenshtruar ata vete Vettingut dhe pa kryer Vettingun tek te gjthe drejtuesit e ish drejtuesit e partive te tyre.

Hapja e negociatave nuk eshte antarsim i Shqiperise ne BE, por nje shans per tu ndihmuar nga BE ne rritjen e standarteve dhe perafrimin e tyre me shtetet antare te BE. Uroj me te miren per popullin tim, qe nuk po i ndahen vuajtjet, dhe qe siç tha dikush : e keqja e tyre vjen nga rradhet e tyre.

Share: