Home KRYESORE Kuzhina ruse i bashkohet “Një mijë ideve për Një shije unike” të...

Kuzhina ruse i bashkohet “Një mijë ideve për Një shije unike” të kompanisë “N. Neranxi”

Ambasada Ruse se bashku me Institutin Kulinar Neranxi kane organizuar në Tiranë, Ditën e kuzhinës ruse e cila tashme i bashkohet një radhe te gjate aktivitetesh te ngjashme pranë kësaj kompanie te suksesshme shqiptare, por me aktivitet ne Shqipëri, Kosove, Maqedoni, Itali dhe Greqi.

Sipas Ambasadës Ruse në kuadër të këtij aktiviteti u zhvillua edhe një masterclass dhe degustimi i gatimeve tradicionale ruse, ndërkohë që Ambasadori Karpushin ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse duke falënderuar të gjithë studentët e Institutit Neranxi për kontributin e tyre në realizimin e kësaj feste.

Gjatë degustimit, mysafirëve iu ofruan pjatat tipike ruse, si supa borshç, sallata “Olivier”, pelmeni, ëmbëlsira të ndryshme dhe shumë gjëra të tjera te cilat padyshim ne këtë rast ne Tirane, janë stolisur nga cilësia dhe shija unike e Kulinarise te brendit shume te njohur shqiptar “N. Neranxi” dhe gatimit te pasionuar te studenteve te Institutit te Kulinarise Neranxi qe, si gjithmonë, shquhen për cilesine e gatimit dhe etiken e larte profesionale te shërbimit ndaj klienteles.

Kështu pra, shumëllojshmërisë se gatimeve te shefave te rinj te Institutit Kulinar Neranxi ju shtua edhe edhe shija e gatimit rus si një aureole e cila përbehet nga Një mije ide për Një shije unike te cilën kush e provon, sigurisht qe nuk mund ti ndahet me.

Share: