Home KRYESORE LIVE/ Lulzim Basha: Rilindja, projekt kriminal, Opozita Perendimore

LIVE/ Lulzim Basha: Rilindja, projekt kriminal, Opozita Perendimore

Mijëra qyetarë të Shqipërisë janë mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë, pranë ndërtesës së Kryeministrisë për të protestuar kundër Qeverisë dhe me kërkesë kryesore dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në protestë janë edhe krerët e partive aleate të PD-së, si Monika Kryemadhi. Po ashtu është dhe ish kryeministri Sali Berisha. Fjala e vetme e mbajtur ne proteste ajo e Lulzim Bashes i cili nga pikepamja gjeopolitike ju refruar zgjedhjes perendimore te shqiptareve ne histori dhe nenvijezoje se opozita eshte nga perendimi duke simblizuar qe e majta ka bere zgjedhje jo perednimore si nga kriminaliteti i situates ashtu edhe nga zgjedhjet e politikes se jashtme se qeverise Rama kundrejt Turqise, por nuk mungojne ata qe aludojne edhe Rusine.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha po mban fjalën para kryeministrisë: “Sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi, edhe pse ajo shkëlqen nga larg. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për etë treguar se jemi europianë. Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojnë se nuk pranojmë autokracinë, se nuk mbyllim sytë përpara drogës.

Kohë më parë popullit ju premtuan vende pune. Të vetmet që u hapën janë ato në fushat e drogës. Kohë më parë këtij populli ju premtua drejtësi, por e vetmja drejtësi që kjo qeveri solli është mbrojtja për kriminelët. Ndaj sot shqiptarët largohen nga vendi i tyre.

Rilindja është projekti i një njeriu urrejtës i lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Etja për pushtet e futi Rilindjen në hendekun e shkatërrimit të kombit, në rrugën e krimit dhe të drogës. Rilindja u ngrit mbi aleancën e krimit për para, mbi zëvendësimin e shtetit të së drejtës me sundimin personal arrogant, mbi përqëndrimin e të gjitha pasurive të vendit, mbi propagandën dhe dezinformimin e shfrenuar për të fshehur të vërtetën. Rilindja ishte që në ngjizje një projekt kriminal.

Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga njerëzit, nga populli i bashkuar. Në këto 30 vite udhëtimi ynë politik ka qenë plot ulje-ngritje. Sot ne nuk kërkojmë thjesht ndryshimin e qeverisë, por ndarjen e politikës nga krimi, nga korrupsioni, nga e keqja. Ne sot kërkojmë një qeveri që punon për njerëzit. Por asnjë qeveri nuk bëhet vet e mirë. Pushtetin e bën të mirë vetëm frika nga populli. Të përpara janë vendet ku qeveria e ka frikë popullin, të tjera janë vende ku populli e ka frikë qeverinë.

Share: