Home KRYESORE Mandati i Tahirit/ Berisha: Europa nuk kërkonte kokën e Tahirit por dorhëqjen...

Mandati i Tahirit/ Berisha: Europa nuk kërkonte kokën e Tahirit por dorhëqjen e Edi Ramës

Pak minuta më parë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe tha se ishte qytetar i lirë i gatshëm për të pritur të vërtetën dhe drejtësinë e tij para gjykatës.

Nderkoh Berisha ne hyrje te Parlamentit ka folur për dorzimin e mandatit nga ana e Tahirit. Berisha e cilson këtë si fitore të vogel të qytetarve ndaj krimit, por asgjë nuk ndryshon teksa Edirama vazhdon të jet në atë foltore . Eurpa sipas Berishes nuk kërkonte kokën e Tahirit por largimin nga politika të liderit me te inkriminuar në shqiperi , Kryeministrit narkotoksik.

Pjesë nga deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Ka përgjegjësi të madhe të politikës kriminale të kanalizimit të Shqipërisë. Edvin Kristaq

Rama është arkitekti i zi i politikës së kanalizimit, kokainizmit dhe heroinizimit të Shqipërisë. Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit përderisa Rama qëndron dhe flet aktualisht në parlament.

Dorëzimi i mandatit të tij është dëshmi e forcës së krimit. Atë që s’e bëri dot parlamenti e bëri Saimir Trafiku. E imagjinoni ju që atë forcë që s’e kishte parlamenti.

Një takim sekret është bërë në nj spital privat të Tiranës; takim tresh, i treti ishte Lal Plehu. E ka marrë vesh gjithë Shqipëria atë dhe në atë takim janë bërë premtime për kulla.

Kjo është një fitore e tërë qytetarëve shqiptarëve dhe e opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të parlamentit por asgjë nuk ndryshon nëse njeriu që po flet tani e mashtron e mashtron qytetarët dhe udhëton si faqja e zezë në Europë dhe i bojkotojnë darkat, që e bojkotojnë si të jetë njeriu i Kim Jong-unit.

Share: