Home KRYESORE Mbyllen pikat kufitare me Greqinë, nesër populli në grevë

Mbyllen pikat kufitare me Greqinë, nesër populli në grevë

Të mërkurën kufiri me Greqinë nuk do të funksionojë. Nga Shqipëria drejt Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët.

Kjo për shkak se sindikatat greke organizojnë një grevë 24 orëshe. Sipas njoftimit të policisë shqiptare, nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në datën 30 ora 07:00 deri në datën 31. ora 07:00, do të ndërpritet puna dhe nuk do të lejohet kalimi i mjeteve.

Gjatë këtij harku kohor do të lejohet vetëm kalimi i këmbësorëve. I njëjti njoftim është dhënë edhe për dy pikat e tjera të kalimit kufitar, ajo e Kakavijës dhe pika e kalimit kufitare Tre Urat në Përmet./abcnews.al

Share: