Home KRYESORE Melankoli … Nga Jacklyn Espinosa

Melankoli … Nga Jacklyn Espinosa

Përktheu: Elona Caslli

Ti lëviz brenda meje si një dallgë e errët,
si një heshtje gjahtare,
si një mundim i zgjatur.
Ti je atje
brenda errësirës dhe dritës.
Thellë në atë hapësirë të pambarimtë,
një poezi e paimagjinueshme dhe e e padepërtueshme.

Share: