Moti me shi dhe erë të fortë duket se do të vazhdojë edhe javën që vjen.
Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit dita e nesërme do të shoqërohet me reshje të shumta dhe furtuna shiu.
Më intensive këto reshje do të jenë në veriun e vendit.
Temperaturat do të jenë mesatare me rritje në mesditë.
Më poshtë keni parashikimin e motit për pasdite dhe nesër:
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare.
Në shumicën e qarqeve ka mundësi që, në zona shumë të kufizuara, të ketë edhe shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat
Ditën e hënë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 23 °C
në vendet e ulëta: 13 / 25 °C
në vendet malore: 10 / 20 °C
Era
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe vendet malore.
Zjarret në pyje
Sot pasdite dhe nesër ‘s’ka rrezik’ për zjarre në pyje.
360grade.al