Ka bërë një sfidë të dështuar kryeministri duke kerkuar te dale ne ekrane. Ka menduar gabimisht se mediat do të përqëndrohen edhe tek fjalimet e tij te perseritura, me mbështetësit socialist në Berat.
Duke dashur të përçajë vëmendjen e mediave. Mirëpo duket se asnjë media serioze nuk e ka përfillur takimin e tij me beratasit socialist. Të gjithë janë të përqëndruar në një kryelajm të vetëm.
Te protesta e Opozitës së bashkuar.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dominuar ditën e sotme në kapjen e audiencës ndaj rivalit të tij Edi Rama në rrjetet sociale.
Nëse vihet re, shikueshmëria e dy fjalimeve në Facebook, në të njëjtën kohë, kreu i opozitës nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, ndërsa kreu i qeverisë nga Berati, shifrat janë të papërfilshme.