Home KRYESORE Noka: Kemi material tjetër për Agronin. Do merrni vesh pse vëllai ministër...

Noka: Kemi material tjetër për Agronin. Do merrni vesh pse vëllai ministër e largoi me urgjencë jashtë shtetit

Ka nisur komisioni i Ekonomisë me debate mes mazhorancës dhe opozitës për çështjen Xhafaj. Ashtu si tek Ligjet, PD nuk pranoi të niste rendi i ditës pa folur për skandalin ku është përfshirë ministri i Brendshëm. Fjalën i pari e mori deputeti Flamur Noka i cili deklaroi se PD ka një tjetër material kompromentues për ministrin Xhafaj.

Ai tha se është e faktuar se “Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e narkos muajt e fundit, kur Fatmir Xhafaj ushtron detyrën e ministrit. Atëherë do të kuptoni se pse ministri e nisi me urgjentë vëllanë jashtë shtetit”.

Në replikë me Nokën, kreu i komisionit Erion Brace, tha se “po tentoni të merrni pushtetin me dhunë si në 1996”.

Kujtojmë se në gjitha komisionet, PD po shkon si grup parlamentar dhe kerkon të flasë vetem për çështjen “Xhafaj”.

Share: