Për lajmin se Partia Demokratike ka marrë vetëm 4 orë leje për të zhvilluar protestën ditën e sotme, selia blu reagoi duke theksuar se nuk ka afat për protestën.
Burime nga PD bëjnë me dije se kërkesa drejtuar policisë nuk ka një afat. Sot në orën 11:00 opozita ka thirrur qytetarët në protestë, për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Që nga dita kur publikuan dosjen e plotë të dënimit të vëllait të ministrit, Agron Xhafaj, i cili rezultonte i dënuar në Itali si pjesë e një organizate të trafikut të drogës, demokratët kërkuan që Fatmir Xhafaj të dorëhiqet nga posti i ministrit të Brendshëm.