Home KRYESORE Përgjimi, Agron Xhafaj kallëzon penalisht tre zyrtarët e PD-së

Përgjimi, Agron Xhafaj kallëzon penalisht tre zyrtarët e PD-së

Agron Xhafaj ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji, të cilët publikuan të hënën një material, që sipas tyre është përgjim ambiental, që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

Agron Xhafaj ka deklaruar se audio-përgjimi është i rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave.

Në materialin e publikuar nga PD-ja, protagonist janë Bashkëpunëtori X dhe Agron Xhafaj. X-i është bashkëpunëtor i Agron Xhafajt në të shkuarën dhe pasi ka dalë nga burgu në Itali ka ardhur në Shqipëri dhe i kërkon ndihmë t’i gjëjë ngarkesë me kanabis dhe ta punësojë si skafist për të bërë një rrugë Italie, sepse ka mbetur pa para’.

PD akuzoi Agron Xhafajn si bos droge në Shqipëri dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se i ka siguruar paprekshmëri vëllait.

Share: