Home KRYESORE Plas sherri te Ligjet/ Zëvendësen e Xhafajt e quajn “çerre e krimit”/video

Plas sherri te Ligjet/ Zëvendësen e Xhafajt e quajn “çerre e krimit”/video

Sic prityej me tone të ashpra dhe replika të forta u zhvillua mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve dhe duket se, teksa deputetët e PD-së po numëronin akuzat në adresë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe nevojës urgjente që ai duhet të japë dorëheqjen, ka patur reagime nga deputet e shumices.

Në fakt, ne kohën që deputeti Bylykbashi po kërkonte nga kolegët socialistë të jenë në dinjitetin e detyrës në raport me situatën, ka ndërhyrë zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, duke kërkuar të zbatohet rendi i ditës në komision.

Voda: Vetëm rendi i ditës nuk është ky, më fal tani, të lutem

Bylykbashi: Jeni e ftuar, ose largohuni nga komisioni, ose…

Alibeaj: Zonja Hysi, ose largoheni zonjën Voda tani, ose i thoni të pushojë…

Hysi: Më fal, mbledhjen e drejtoj unë, fjalën do ta merrni kur…

Alibeaj: Largojeni nga komisioni, nuk mundet të ofendojë komisionin…

Noka: Largoje jashtë, jashtë, je një çerre e krimit…

Alibeaj: Largojeni tani…

Hysi: Mbledhjen e drejtoj unë…

Bylykbashi: Të largohet zv ministrja tani, ti ruhet nderi këtij komisioni…

VIDEO/Lapsi.al

Share: