Home KRYESORE Po transferoheshin në burgun e Kretës, arratisen 4 shqiptarë

Po transferoheshin në burgun e Kretës, arratisen 4 shqiptarë

4 të burgosur shqiptarë janë arratisur mbrëmjen e sotme nga porti i Pireut në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 20:00 me orën greke, teksa 11 të burgosur, mes të cilëve edhe 4 shqiptarët, po transferoheshin nga Athina për në burgun e Alikarnasos në Kretë.

4 të burgosurit shqiptarë kanë arritur të hapin prangat dhe kanë ikur me vrap nga porti i Pireut, në të cilin pritej të nisej një traget për në Hania.

Shqiptarët e arratisur rezultojnë të jenë: Xhuliano Halili, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 4 vjeç, në bashkëpunim me babain e tij; Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi, të tre të arrestuar me 25 vjet burg për trafik droge.

Dy prej tyre janë kapur nga policia greke, ndërsa dy të tjerët po vazhdohen të kërkohen.

Share: