Home Gjeo-Ekonomia PROJEKTI “MANAXHIMI ME CILËSI I ADMINISTRATËS PUBLIKE”

PROJEKTI “MANAXHIMI ME CILËSI I ADMINISTRATËS PUBLIKE”

(Financuar nga Rajoni i Pulias – Koordinimi Politikave Ndërkombëtare – Seksioni i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.)

Nga Cosimo Pellegrino, President i ICDQ S.r.l.

Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me ICDQ (organizëm ndërkombëtar i çertifikimeve), ka filluar një projekt të financuar nga Rajoni Pulia (Itali) për realizimin e trajnimit manaxherial dhe përditësimit profesional të administratës publike në lidhje me standartet evropiane dhe ndërkombëtare të manaxhimit të cilësisë.

Veprimtaritë e këtij projekti kanë për qëllim përmbushjen e nevojave të Administratës Publike të Bashkisë së Tiranës dhe organizimin sa më të mirë të proceseve të brendëshme për zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane si për shembull EN ISO 9001: 2015.

Përmes analizës së kontekstit të brendshëm dhe të jashtëm, identifikimin e palëve të interesuara dhe pritshmërive të tyre, identifikimin e proceseve të tyre të brendshme të veprimit dhe ndërveprimet, identifikimin e rreziqeve dhe mundësive që rrjedhin nga çdo veprimtari e kryer, personeli i Bashkisë Tiranë do të jetë në gjendje të zgjedhë proceset e përshtatshme dhe të riorganizojë strukturën për të reduktuar joefikasitetin, për t’u përgjigjur të gjitha palëve të interesuara sa më mirë që të jetë e mundur, duke synuar kënaqësinë e tyre.

Për më tepër, aftësitë e fituara do të përdoren për të zgjeruar përfitimet edhe për të gjitha subjektet e tjera publike të lidhura me bashkinë Tiranë.

Bashkimi Evropian ka disa kohë që është duke aktivizuar një sërë programesh për të nxitur afrimin dhe përfshirjen rreth BE’së të si Shqipëria.

Mbështetja dhe shoqërimi i institucioneve dhe komuniteteve shqiptare përgjatë kësaj rruge kontribuon në zbatimin e politikave komunitare, kombëtare dhe rajonale, me qëllim rritjen e aftësive të personelit të enteve publike, që janë të parët që kërkojnë çertifikata cilësie për skak të punës që bëjnë në lidhje me pjesëmarrjen në prokurime publike.

Bashkia Tiranë gjithashtu synon të krijojë një shkollë të brendëshme të manaxhimit, që synon kualifikimin në vazhdim të të gjithë punonjësve të administratës publike që merren me prokurimet pubike, në mënyrë që t’i bëjnë ata të vetëdijshëm për përmbajtjen e sistemeve të manaxhimit të cilësisë dhe rezultatet e pritura që rrjedhin nga aplikimi i teknikave manaxheriale.

Në fund të projektit, pas zbatimit të Sistemit të Manaxhimit të Cilësisë, për Bashkinë e Tiranës, natyrshëm arrihet çertifikimi i sistemit të saj nga një organizëm çertifikues i akredituar, me qëllim verifikimin e efektshmërisë së këtij sistemi.

Bashkia e Tiranës do të ishte bashkia e parë shqiptare që do të arrinte qëllimin prestigjioz të çertifikimit me sistemin e manaxhimit të cilësisë, objektiv që ne shpresojmë se do të jetë në gjendje të mbulojë një numër në rritje të bashkive dhe enteve publike në Shqipëri.

Stemat e Bashkisë Pulia, Bashkisë Tiranë dhe ICDQ

Share: