Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, Blendi Gonxhja deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” se Bashkia ka marrë masa për protestën e nesërme të opozitës.
Si asnjëherë më parë, ai tha se “me një urdhër të orëve të fundit kemi hequr sendet e forta në Bulevard, të cilat mund të përdoren në protestë”.
Sipas këtij, këtu përfshihen edhe instalacionet artistike që janë hequr nga frika se mund të dëmtohen nga protestuesit.
Nesër (e shtunë) PD, LSI dhe partitë e tjera të opozitës organizohen në një protestë marshim që nis në orën 11:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe nuk dihet kur mbaron, pasi në polici është dorëzuar një kërkesë për leje pa afat.