Home KRYESORE Protesta e opozitës, Rama nuk i përgjigjet gazetares së France 24

Protesta e opozitës, Rama nuk i përgjigjet gazetares së France 24

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin “France 24” e cila po ritransmetohet tani me përkthimin e ERTV-së. Pyetja e parë e gazetares francese për Kryeministrin tonë ishte për protestën e opozitës, por Rama nuk dëshiroi ta komentoje duke thënë se kjo është jeta e brendshme e vendit. Ai u pyet nga gazetarja nëse do të jepte dorërehqjen, Kryeministri tha: JO!

Pjesë nga intervista

Gazetarja: Një incident ndodhi javën e kaluar, është plagosur një gazetar gjatë protestës së opozitës. Ata kërkojnë dorëheqjen tuaj, të ministrit të Brendshëm. Cfarë po ndodh?

Rama: Mendoj se nuk është lajm që duhet të zërë vendin e parë të gazetave ndërkombëtare. Është jeta e brendshme e vendit. Ka një opozitë që proteston por edhe një qeveri në fuqi.

Gazetarja: Pra nuk keni ndërmend të jepni dorëheqjen?

Rama: Të kërkosh dorëheqjen e Kryeminsitrit në Shqipëri është një gjë që ndodh shpesh.

Gazetarja: Pra nuk doni të flisni për këtë protestë?

Unë kur flas në gjuhë të huaj nuk flas asnjë fjalë për opozitën e vendit tim.

Gazetarja: Pra ju nuk doni të jepni dorëheqjen?

Rama: Jo! Protesta është e drejtë e tyre që ndodh në demokraci dhe Shqipëria ka njohur manifestime edhe më të mëdha.

Share: