Home KRYESORE Protesta pa afat e opozitës. Basha: Të ndalim krimin në pushtet

Protesta pa afat e opozitës. Basha: Të ndalim krimin në pushtet

epa06478526 Lulzim Basha (C), leader of Albanian opposition Democratic Party addresses protesters during an anti-government rally in front of the government building in Tirana, Albania, 27 January 2018. The protest, called by the Albanian opposition was to protest against the present administration's. EPA/MALTON DIBRA

Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e vogla të opozitës kanë thirrur qytetarët në një protestë ditën e shtunë, pra pasnesër. Protesta nis në orën 11:00 por nuk dihet se kur do të mbarojë.

Në kërkesën për leje që ka dorëzuar PD në Policinë e Tiranës nuk është specifikuar orari.

Sipas kerkeses se PD, leja është kërkuar për një kohë të pacaktuar të zhvillimit të saj.

Ne kuader te masave per mbarevajtjen e protestes dhe te garantimit te rendit dhe te sigurise, Policia e Shtetit, te premten ne mbremje kalon ne gjendje gatimsherie.

Protesta do te nise ne oren 11:00 nga sheshi “Skenderbej”, per t’u stacionuar para zyres se Kryeministrit ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha përmes një video postuar sëfundmi në facebook u bën thirrje qytetarëve të bashkohen më 26 Maj. “Nuk ka të ardhme me krimin në pushtet. Është ne dorën tonë t’i ndalojmë!”, shkruan ai.

Share: