Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria e Ministria e Brendshme. Turma ka thyer rrethimin me hekura të punimeve te sheshi ‘Skenderbej’ dhe është vendosur përballë komplesit të Ministrisë së Brendshme. Protestuesit bëjnë thirrje ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’.
Ende nuk dihet plani i vijimit të protestës, por tani turma është duke u zhvendosur drejt Ministrisë së Brendshme, ku pritet të protestojë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.
Situata para Kryeministrisë u qetësua, pas tensioneve dhe përplasjeve.
Më herët u raportua se Fatmir Xhafaj po qëndron dhe do të vijojë të jetë në zyrë, gjatë zhvillimit të protestës së opozitës. Edhe këtë herë, në fjalën e tij, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se një projekt i së keqes, që i shërben vetëm krimit dhe korrupsionit, ndërsa po zhvat gjithmonë e më shumë shqiptarët. Jo zyrtarisht mësohet se ministri Fatmir Xhafaj është larguar nga zyra e tij.