Home KRYESORE Provat e PD per vellain e ministrit Xhafaj, Taulant Balla: a është...

Provat e PD per vellain e ministrit Xhafaj, Taulant Balla: a është ky material autentik?

E dëgjuam me vëmendje pretendimin e sotëm të opozitës.

PD pretendon se materiali audio është autentik dhe nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë këtu kemi të bëjmë menjë provë që e implikon penalisht vëllain e ministrit të Brendshëm dhe moralisht këtë të fundit.

Por a është ky material autentik?

Një provë apo thjesht një inskenim i radhës në përpjekjen e vazhdueshme të Saliut dhe të Lulit për të baltosur këdo që u del kundër në orvajtjen e tyre për të penguar me çdo kusht çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, si edhe për të luftuar me po aq shumë baltë edhe drejtësinë e re, prej së cilës kanë të drejtë të jenë të dy, apo dhe të tjerë bashkë me ta, shumë të tmerruar?!

Kësaj pyetjeje, mund t’i japë përgjigje vetëm Prokuroria dhe askush tjetër prej momentit kur Prokuroria fillon hetimin!
Atëherë në zbatim të ligjit disponuesit e këtij materiali hë për hë as të provuar, e as si autentik, sikurse thonë ata, duhet menjëherë të shkojnë dhe ta depozitojnë materialin e pretenduar në Prokurori prej këtij momenti.

Po ashtu, Prokuroria nuk duhet t’ja lërë këtë çështje vullnetit të akuzatorëve, por duhet që në mënyrë të menjëhershme të fillojë hetimet kryesisht, sepse jo vetëm ne, por çdo shqiptar i zakonshëm në këtë vend meriton të dijë të vërtetën edhe për këtë pretendim.

Për ne, askush nuk është më mbi ligjin dhe askush nuk e bën ligjin dot në këtë vend përveç organeve të drejtësisë.

Shpresojmë që Prokuroria të mos humb asnjë minutë për ta hetuar menjëherë këtë çështje dhe për sa na takon ne, presim me padurim të mësojmë të vërtetën rreth saj, me bindjen se këtu ose duhet të ndërshkohet i akuzuari, nëse është fajtor për çka akuzohet, ose duhet të ndërshkohen akuzuesit nëse janë regjisorë të kësaj shfaqjeje me zë, por pa figurë.

Share: