Home KRYESORE Pse Edi Rama nuk do të largojë Fatmir Xhafën? Nga Desada Metaj

Pse Edi Rama nuk do të largojë Fatmir Xhafën? Nga Desada Metaj

Fatmir Xhafa me gjasë nuk do të dorëhiqet. Heshtja që pasoi skandalin e përgjimit të vëllait të tij duket se ishte kohë e mjaftueshme për të organizuar “mbrojtjen” e ministrit të brendshëm nga vala e opinionit publik që kërkonte largimin e tij.

Faktet e denoncuara nga opozita në pjesën më të madhe të kohës nuk u përballën me asnjë reagim nga mazhoranca ndërsa në debatet publike mungoi zëri i përfaqësuesve të rilindjes.

Edhe paralajmërimi i Edi Ramës për një deklaratë lidhur me çështjen e ministrit të brendshëm,duket se do të jetë thjesht një përpjekje për të nxitur prokurorinë të përfundojë hetimet,ndonjë “fletë rrufe paralajmëruese” për ministrin Xhafa….dhe më tej vijimi i përpjekjeve për të shmangur vëmendjen nga denincimet dhe pozicioni i rënduar,jo vetëm moral i ministrit Xhafa.

Aq më e plotë bëhet panorama e mbështetjes për ministrin e brendshëm kur sot ambasadorja e BE reagon për një nga denoncimet e PD lidhur me falsifikimin e procesverbalit të komisionit të ligjeve. Falsifikim që sipas demokratëve është bërë nga Fatmir Xhafa me qëllim mbrojtjen e të vëllait nga ekstradimi. Reagimi i Vllahutinit për këtë çështje vetëm disa orë para se Edi Rama të dalë publikisht për të reaguar ndaj akuzave për ministrin e tij, është thjesht një mënyrë të treguar se zyra e BE në Tiranë nuk e sheh të arsyeshme që ministri i brendshëm të largohet. Ndërsa burime thonë se Edi Rama është i gatshëm ta sakrifikojë edhe ministrin e dytë të brendshëm,diplomatë të huaj janë të interesuar që ai mos të qëndrojë. Ndoshta të njëjtët që nuk ua vrau syrin kanabisi për tre vjet me radhë, sot mbrojnë pozicionin e Ministrit të brendshëm si mënyrë për të mbajtur në këmbë këtë mazhorancë. Gjuha diolomatike dhe takimet informale, së bashku me mesazhet apo diversionet që përpiqen të shpërhapin disa seli diplomatike,nuk lënë më asnjë dyshim se selitë e rëndësishme,ato që ndjekin hap pas hapi çdo zhvillim në Shqipëri nuk duan largimin e ministrit Xhafa. Ende nuk ka prej tyre asnjë deklaratë së paku për të nxitur prokurorinë e përgjithshme të nisë hetimet dhe të zbardhë sa më parë këto akuza të rënda.

Në këtë situatë topi mbetet në fushën e opozitës,e cila ka paralajmëruar jo vetëm një protestë por përgatitet ndoshta dhe të publikojë fakte të reja. Që veç rëndimit të situatës për ministrin e brendshëm ndoshta do e vendosin përballë një sfide të re,atë të pozicionimit të qartë dhe pa dilema në këtë betejë sa morale dhe politike. Pa u intimiduar nga mbështetja e munguar nga disa diplomatë që në kalendarin e zyrës tashmë kanë shënuar datën e kthimit në vendin e tyre. Ndërkohë që në Shqipëri,prej gati 6 vitesh nuk gjejmë dot një ministër të brendshëm që mos te ketë lidhje direkte apo vëllazërore me krimin./Opinion.al

Share: