Home KRYESORE “Rama do ta pranojë dorëheqjen e Xhafajt”, Arjan Çani zbulon emrin e...

“Rama do ta pranojë dorëheqjen e Xhafajt”, Arjan Çani zbulon emrin e ministrit të ri

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Çani tha se Xhafaj do të shkarkohej dhe në vend të tij do të emërohej Taulant Balla, aktualisht kreu i Grupit Parlamentar të PS.

“Doktor bëhuni gati, e kam gati të konfirmuar. Me shumë gjasa Xhafaj ikën dhe vjen në vend të tij Taulant Balla”, tha Çani. Disa ditë më parë, partia Demokratike publiko një audio përgjim në të cilin pretendohet se në një bisedë telefonike është zëri i Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, dhe një trafikanti droge.

Shumë politikanë por edhe opinionistë janë shprehur se në raste të tilla, qoftë edhe vetëm moralisht, ministri duhet të dorëhiqet.

Share: