Home KRYESORE Rama: Kam dijeni për një skandal…

Rama: Kam dijeni për një skandal…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Ora News, ka thumbuar Partinë Demokratike.

I pyetur nga gazetarja Ilva Tare lidhur me lajmin e dalë nga mbledhja e PD, ku u tha se do të publikohen skandale të mëdha në muajin Maj, kryeministri zgjodhi t’i përgjigjej duke e hedhur vëmendjen tek akuzat për financim rus në Partinë Demokratike.

“Kam dijeni për një skandal, që Lulzimi duhet ta pranojë. Kam dijeni për skandalin e financimeve të paligjshme të PD-së, të financuesëve rusë gjë për të cilën ka hetime edhe jashtë. Lulzim Basha duhet ta përballojë këtë situatë. Financimi i PD-së me para të zeza, të cilat thuhet se janë para që vijnë nga xhepat e disa financuesëve rusë”, tha Rama.

Share: