Home KRYESORE Rama: Kjo përpjekje barbare e opozitës nuk synon pushtetin. Ja çfarë duan…

Rama: Kjo përpjekje barbare e opozitës nuk synon pushtetin. Ja çfarë duan…

“Nuk besoj se PD ka qëllimin e vetëm marrjen e pushtetit vetëm 1 vit pasi humbi zgjedhjet”, kështu u shpreh Edi Rama, Kryeministri i vendit, nga foltorja e parlamentit. Sipas tij qëllimi i PD është bllokimi i negociatave si dhe bllokimi i procesit të vetingut. “Këta kane frikë nga drejtësia. Dhe kanë ambicie të verber për pushtet”, vijoi ai.

Rama: Ne kur ishim opozitë nuk i bllokuam vizat

“Këtu në sallë ka jo pak deputetë të cilët kanë qenë pjesë e trupës parlamentare të RSH edhe kur u bë një rezolutë për liberalizimin e vizave dhe PS ishte në bojkot parlamentar. Nuk dua ti kthehem arsyeve të atij bojkoti, por e sjell në vëmendje të publikut këtë fakt për të nënvizuar se sot është e para herë në historinë e parlamentarizmit demokratik shqiptar që një parti politike braktis sallën e Kuvendit kur bëhet fjalë për një rezolutë me interes kombëtar të kësaj natyre. Kujtoj se aso kohe grupi parlamentar i PS erdhi në Kuvend, kontribuoi në hartimin e asaj rezolute dhe votoi në unanimitet me PD në atë kohë në qeveri.

Kujtoj po ashtu se ndërkohë që Shqipëria priste të merrte ftesën për tu anëtarësuar në NATO, ndodhi katastrofa e Gërdecit me pasojë vdekjen e 26 njerëzve të pafajshëm, shkatërrimin e pronës dhe me pasojë vdekjen e 26 njerëzve të pafajshëm, shkatërrimin e pronës dhe çative të një fshati të tërë, plagosjen e shumë burrave dhe fëmijëve.

Në atë kohë unë u kritikova pikërisht sepse nuk e kthyem atë moment tragjik në një mjet politik për të cënuar një proces që ishte drejt finalizimit të Shqipërisë që ishte anëtësimi në NATO.

Sot kur jemi në metrat e fundit në një rruge të gjatë dhe kur parlamenti ka detyrën të bëjë përpjekjen e vetë për të votuar një rezolutë që nuk është e një ashme ndodh ajo që nuk ka ndodhur kurrë. PD bën atë që nuk e ka bërë as vetë ajo kur në të shkuarën e saj ka qenë në opozitë. Ikin nga salla, refuzojnë të votojnë një rezolutë që është një akt vullneti i Parlamentit për tu bërë me dije të gjithë vendeve të BE se Parlamenti i Shqipërisë në unanimitet kërkon celjen e negociatave. Kjo rezolutë nga një shprehje e vullnetit të mirë duke u votuar vetëm nga ne, kthehet në një problem për të bindur vendet anetare, sepse është e njëanshme.

Share: