Home KRYESORE Rama thumbon Erion Veliajn: Ka rritur taksat. Por ai gdhihet duke…

Rama thumbon Erion Veliajn: Ka rritur taksat. Por ai gdhihet duke…

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në një bashkëbisedim me qytetarët.

Ai ka thënë se Qeveria nuk ka rritur taksat për të varfërit, por vetëm për oligarkët.

Rama tha taksat janë rritur vetëm nga Bashkia e Tiranës.

“Dëgjoj shpesh ‘taksa taksa’, dhe me idenë që ne kemi rritur taksat dhe këtë ankesë e bëjmë ata që s’kanë paguar asnjë taksë në jetën e tyre.

Ne kemi rritur vetëm dy taksa, kemi rritur taksën për ata që fitojnë më shumë.

Ishte 10 %, e kemi bërë 15%.

Ne që akuzohemi për pasurimin e një grushti oligarkët, i kemi bërë oligarkët që të paguajnë shumë më tepër.

E kemi rritur taksën e karburantit në atë kohë pasi ishte e vetmja taksë që mund ta rrisim pa rënduar familjet.

Taksat që kemi ulur ne janë shumë, pasi në 2013-ën 15-katshi paguante më pak se furra tek lagja e Ditmirit, meqë sot është këtu, pasi i kemi ardhur afër.

Apo pastruesja e kryeministrisë paguante më shumë sesa bizneset.

Sot furra e bukës paguan më pak, dhe pastruesja e Kryeministrisë.

U shkepën duke gënjyer shtetin dhe konsumatorin.

Ne duam të kapim të mëdhenjtë, s’kemi punë me të vegjlit. Por të vegjlit nuk duam të përdoren nga të mëdhenjtë, apo të mëdhenjtë të bëhen si të vegjël.

Nuk jemi gjëkundi në raport me të vërtetën; qeveria që ka rritur taksat.

Por jemi qeveria që ka ulur taksat.

Ndërkohë që lali Eri i ka rritur taksat.

Lali Eri dhe kryetarët e bashkive, në xhepin e këtyre qytetarëve nuk reflektohet si rritje.

Me taksën e arsimit janë ndërtuar 17 shkolla në Tiranë, në fund të ditës janë kontribute që kthehen pas.

Një kryetar bashkie gdhihet duke mbjell pemë dhe nuk shkon në shtëpi për të fjetur, ja vlen t’ia japësh ato lekë.

Në fund të fundit patriotizmi nis nga taksa.

Kush i thotë vetes ‘o sa mirë me qenë shqiptar’, çdo gjë është, por jo patriot.

Me ndihëm e kolegëve që folën dhe me begenisjen e lali Erit und t’ju përgjigjemi sa më shumë pyetjeve, ndaj flisni hapur”, tha Rama.

“Lali Eri ka rritur taksat, kjo po që është e vërtetë.

Por taksat që janë rritur po shkojnë për punë, se po të rriste Luli taksat kjo do ishte hata e madhe.

Taksat që janë rritur janë për shkollat, kanë nisur dhe do të ndërtohen 17 shkolla të standardeve më të larta që janë ndërtuar në Tiranë, që do të zgjidhin problemin e mbingarkesave.

Vërtet paguhet tarifë gjelbërimi, por një kryetar bashkie që gdhihet duke mbjellë pemë dhe nuk fle pa mbjellë pemë, ia vlen t’ia japësh lekë që të mbjellë pemë”, vijoi Rama.

Share: