Home KRYESORE Rizgjim … Nga Eugenio Montejo

Rizgjim … Nga Eugenio Montejo

Përktheu: Elona Caslli

Drita i shkatërron kështjellat
ku notonim në ëndërr.
Ajo lë pas erën e balenës
mbi pasqyrën tonë të errët.
Bridhnim afër Saturnit.
Tani, toka rrotullohet më ngadalë.
Dridhemi të vetmuar në qendër të botës
dhe hapim dritaren,
që të kalojë dita bashkë me varkën e saj.
Sonte kemi fjetur diku larg.

Share: