Home KRYESORE Ronaldinho: E vërteta e martesës me dy gra njëkohësisht

Ronaldinho: E vërteta e martesës me dy gra njëkohësisht

“Po më telefonojnë të gjithë, por është vetëm një gënjeshtër e madhe. Nuk është ende koha që të martohem”.

Kwto janë fjalë të ish-yllit të Brazilit, Ronaldinho për mikrofonin e emisionit “E’Gol” në kanalin vendas “SporTV”.

Ai përgënjeshtron atë që shkruante e përditshmja “O Dia” se Dinjo ka vendosur të martohet në gusht dhe në altar do të çojë dy bashkëjetueset e tij, Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza.

Gazeta shkruante se ceremonia do të bëhej në praninë e pak miqve Santa Monica në California ku jetojnë të tre.

Në Brazil poligamia është krim dhe dënohet me burgim deri në 6 vjet.

a.s/dita

Share: