Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Brazilit, Ronaldo, beson se Cristiano Ronaldo mban çelësin e skuadrës së tij të vjetër, duke paralajmëruar eliminimin e Bayern Munich nga Liga e Kampionëve. Adashi portugez i Ronaldos ka qenë në formë të mirë këtë sezon, duke shënuar 15 gola në vetëm 11 ndeshje europiane.
Në të vërtetë, Ronaldo është “anuluar” deri tani vetëm nga Bayerni, sepse nuk ia doli të shënojë në portën e bavarezëve një javë më përpara, në gjysmëfinalen e “Allianz Arena”. Autorët e golave të fitores 2-1 për “Los Blancos” ishin Marcelo dhe Marco Asensio. Dhe ish-sulmuesi ikonë, i cili kaloi pesë vite në “Santiago Bernabeu”, beson se 33-vjeçari lulëzon në situata të tensionuara.
“Është e mahnitshme se çfarë po bën ai, luan më pak topa, por e vendos lojën më mirë se më parë, – tha “Fenomeni” për spanjollen “AS”. – Ai ka shumë burime, kur loja bëhet e shëmtuar”. Ronaldo shënoi me një goditje të jashtëzakonshme në çerekfinale, pasi Real Madridi mundi Juventusin. Megjithëse braziliani legjendar fitoi Kupën e Botës, së bashku me trofe të tjerë të shumta, ai këmbëngul se nuk është përpjekur të shënojë një gol të tillë. “Kjo goditja e fundit “biçikletë” ishte diçka e pabesueshme… Unë nuk e kam provuar”.
Thashethemet kanë sugjeruar që, pavarësisht nëse Real Madridi arrin ta fitojë Champions-in këtë sezon, klubi i bardhë do të përpiqet të nënshkruajë me Neymar nga PSG, këtë verë. Florentino Perez njoftohet se është në kërkim të një nënshkrimi “Galactico” dhe superstari i PSG-së me siguri i përshtatet projektit, edhe pse Ronaldo nuk e parashikon atë të bëhet realitet.
“Unë kam dëgjuar shumë thashetheme, se Neymar mund të përfundojë te Real Madridi, por e vërteta është se mendoj që është shumë e vështirë Ai vetëm kohët e fundit ka nënshkruar për PSG-në, për shumë para. Nuk mendoj se për PSG-në paratë janë një problem, edhe nëse Real Madridi ofron një shumë të madhe.
Nuk mendoj se klubi parizien do të ndryshojë mendje në lidhje me Neymar. Mua më duket mjaft e komplikuar që një ditë, Neymar të mund të luajë te Real Madridi. Tani për tani mendoj se është e pamundur,” – përfundon braziliani Ronaldo.
360grade.al