Home KRYESORE Shperthen Bled Koka kunder Dritan Hiles

Shperthen Bled Koka kunder Dritan Hiles

Nga Bledian Koka

Nga une, katunari gazetar!

Jane ca bij … kryemaskarenjsh e katilash te Enver Hoxhes qe jane katapultuar mes gazetaresh dhe tani nen petkun opinionistit publik dhe flasin me nje gjuhe percmimi per ata qe nxjerrin e buken e gojes duke shitur barin qe u mbin tek shtepia.

Ky lloj qe i thote vetes qytetar, ne fakt nuk ka as grimen e qytetarise se nje qepe te njome qe shet nje nene e dhunuar nga lakejt e Velenise cdo dite.

Te gjithe e duam rregullin, por asnje mendje e arsyeshme nuk mund te rreshtohet me barbarizmin e paarsyeshem qe ushtrohet ndaj te pamundurve qe nuk dine ku ta perplasin koken e qe duan buke. Ky “ultra-qytetar” qe ka nje llogari te hapur me ligjin ne kohen kur punonte konsull i ketij shteti, sot ka guximin qe te dale ne krah te dhunes se pushtetit qe nuk te jep asnje shanc te mbushesh barkun me buke, gjoja ne mbrojtje te nje kryeqyteti te vrare e te pakallur.

p.s…dardha e babes se vet qe ia damktoste shqiptareve mishin me dare per llogari te nje regjimi gjakatar, sot nuk mundet te bjere me larg se pema e se keqjes qe e ka pjelle dhe qe njesoj si dje edhe sot dhunon njesoj po te njejtin popull…per buken e gojes!

Share: