Home KRYESORE Skandali seksual i ‘ha kokën’ zyrtarit të lartë

Skandali seksual i ‘ha kokën’ zyrtarit të lartë

Jep doreheqjen pas akuzave te forta per një lidhje jashtëmartesore dhe pas hetimit të financave të tij gjatë fushatës elektorale, guvernatori i Misurit në SHBA, Eric Greitens.

BBC ben me dije se guvernatori konsiderohej si një ‘yll në rritje’ i Partisë Republikane, deri në momentin e akuzave se ai ka fotografuar një grua lakuriq, pa pelqimin dhe miratimin e saj. Por ai i quajti akuzat një ‘gjueti shtrigash politike’.

Studiues i Rodhosit dhe baba i dy fëmijëve, ai e prezantoi veten si një burrë familjeje, gjatë fushatës elektorale, më 2016-n.

Asambleja e Përgjithshme e Misurit, e cila kontrollohet nga partia e guvernatorit, po shqyrton akuzat.

“Muajt ​​e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira, për mua, për familjen time, për ekipin tim, për miqtë e mi dhe për shumë, shumë njerëz që i dua”, tha 44-vjeçari në konferencën e së martës.

Sipas tij, gjithe kjo synon te provokoje tension ne familjen e tij dhe theksoi se nuk kishte thyer asnjë ligj.

Ai përfundoi: “Për momentin le të shkojmë jashtë fushës së betejës me koken lart. Kemi një histori të mirë për t’u treguar fëmijëve tanë”.

360grade.al

Share: