Avokati i Saimir Tahirit, z. Maks Haxhia dha një deklaratë të shkurtër për mediat në nisje të seancës së masës së sigurisë për ish-ministrin e Brendshëm. Haxhia komentoi deklaratën e ambsadorit amerikan Donald Lu, se po u bëhet presion gjyqtareve. Duke komentuar këtë deklaratë, Haxhia tha: “Mesazhi i Lu-së, ishte shumëdimensional. Atë mesazh unë dua ta ndaj në dy pjesë: E para, se qarkullon një opinion rëndon në Shqipëri sa herë ka çështje kaq të ndjeshme .E dyta: foli për atë që unë jam shumë i interesuar si avokat se masa e sigurisë duhet të jepet mbi baza e prova. Bazuar në fakte, Tahirit duhet ti hiqet sot arresti shtëpiak”, tha avokati.