Home KRYESORE Tahiri: Më akuzojnë Lulzimi e Berisha që vranë njerëz dhe Monika me...

Tahiri: Më akuzojnë Lulzimi e Berisha që vranë njerëz dhe Monika me Ilirin që zoti e di s’ke ku ti kapësh

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili prej gjashtë muajsh është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge, gjatë një konference për shtyp ka hedhur akuza të forta në drejtim të Bashës, Berishës, Kryemadhit dhe Presidentit Meta. Ai u shpreh se nuk ka folur për 6 muaj për të respektuar të drejtën që po pret nga Gjykata.

Pjese nga fjalimi i Tahirit

Do shanin prokurorinë e do blinin median, unë këtë nuk e bëj.

Unë akuzohem për trafikant, unë drejtësinë do e pres në Gjykatë deri ditën e fundit.

Por me gjyqin publik çfarë të bëjë?

Më akuzon Lulzimi, ministiri i brendshëm që vrau 4 njerëz, vodhi mbi 200 milion në Rrugën e Kombit dhe shkonte në Lazartat kur droga ishte lumë.

Më akuzon Sali Berisha që e ka rënuar Shqipërinë më keq se cdo pushtues.

Më akuzojnë Monika dhe Iliri për të cilët zoti e di se nuk ke nga ti kapësh.

E sikur të ishin vetëm kaq do të ishte mirë, por nuk janë vetëm këta.

Si ja bëjnë që shesin dëngla ditën e natën vjedhin, si ja hodhën drejtësisë duke blerë gjyqtarë e prokurorë. Duke blerë gazetarë të huaj, deputetë të huaj, media të huaja, duke blerë gjithçka në kurriz të popullit.

Ndoshta heshtja ime duke si kurriz i përkulur. Nëse dikush e ka marrë heshtjen time për dobësi apo renim gabohet, nuk më ka njohur fare./Opinion.al

Share: