Përmes një komunikate të shkurtër për shtyp, ministria e Punëve të Jashtme greke reagon në lidhje me nisjen e bisedimeve me Shqipërinë për çështjen e detit.
Në të thuhet se takimi i parë ishte konstruktiv dhe bashkëpunues.
“Raundi i parë i bisedimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë mbi zonat detare të kufirit u mbajt sot, më 30 prill 2018, në Tiranë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”, bëhet me dije nga ministria e Jashtme greke.
Dje ishte ministria jonë ajo që njoftoi për një takim mes teknikëve të dy vendeve të mbajtur në Tiranë.