Pas zhvillimeve të fundit me lënien e mandatit nga Saimir Tahiri, ka pasur reagime të shumta në Kuvend dhe jo vetëm. Një prej të cilëve që ka reaguar është dhe ish-komisari Dritan Zagani, i cili ka pasur jo pak përplasje me Saimir Tahirin në të shkuarën.
Ai tregon bisedën që ka pasur me një mik Italian, sipas të cilit politikanët shqiptarë veprojnë sipas kodit të mafias italiane. Sipas italianit gjashtë muajt e heshtjes së Saimir Tahirit është një shenjë e qartë e besnikërisë së tij ndaj kupolës së mafias.
Zagani shkruan: Nje miku im italian qe kishte degjuar per “doreheqjen” e Sajes pak minuta me pare,me telefonoi dhe me tha…!
“Keta politikanet tuaj mafioze e paskan mesuar mire “formulen” e politikes se mafias italiane.
Qe do te thote (kjo sipas mikut tim italian)..qe pas mbi 6 muajsh heshtje si prove e besnikerise ndaj kupoles, mori garancite qe ska per ti ndodhur asgje, dhe tani perpara se ta mbylle hallin del edhe si “trim” i madhe para masave qe duan te jete ashtu..edhe pse e din te verteten por duan qorrazi qe ai te jete i paster.”
Pra…vazhdon miku im…ne politiken tuaj po zbathet me perpikmeri i ashtequajturi “KODI” i mafies…!
P.s…nje gje e them me bindje…dua qe kjo te jete ashtu si duket…si drejtesi e bere me ne fund…por me duhet ta them…i besoj plotesisht eksperieces se mikut tim te mire./360grade.al