Home KRYESORE Tritan Shehu: Manastirliu patetike dhe vetem propagandistike!

Tritan Shehu: Manastirliu patetike dhe vetem propagandistike!

Ministria Manastirliu i pergjigjet kritikave per listen e barnave te rambursueshme, me nje deklarate patetike dhe vetem propagandistike!

Asgje nuk thote Ministria per problemet, qe kemi ngritur keto dite jo vetem ne si deputete, por dhe pacientet, qytetaret, mjeket, farmaceutika, ne fakt te gjithe, per “masakren” qe ju be asaj liste “me nje te rene te lapsit”.

Ajo vetem ben nje ekspoze te gjere e surealiste te “sukseseve” pese vjecare te Rilindjes ne sektorin e Shendetesise!!!!

Por ka harruar dicka, nuk ka permendur absolutisht asnje here “Shendetesine Falas”!

Ajo nuk thote as te verteten me minimale, ate qe qindra te semure nuk do te marrin me mjekimin e pershtatshem, qe merrnin deri me sot, pikerisht per shkak te shkurtimeve te medha ne ate liste sipas vendimit per “Kufizimet”, qe kete vit jane shume me te gjera e thella se cdo here tjeter!

Nuk thote edhe dicka tjeter, qe siguria medikamentoze eshte perkeqesuar dhe shpenzimet e qytetareve do te rriten edhe per faktin e vendosjes si alternativa te para e barnave me origjina te dyshimta.

Dhe dicka e fundit, tregu farmaceutik po deformohet, kompanite serioze po largohen e po zevendesohen me te tjera…,qe preferohen nga Qeverisja!

Share: