Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera VALBONA DERGJET NE SHESHIN SKENDERBEJ!

VALBONA DERGJET NE SHESHIN SKENDERBEJ!

Ne 24 Maj 2018 ne oren 21:00, lumi Valbona do te rrjedhe ne Sheshin Skenderbej ne Tirane, per te protestuar kundra ndertimit te HEC-eve qe kercenojne 30 km pergjate tij. Nen sulmin e 14 HEC-eve te planifikuara – 3 prej te cilave jane tashme ne ndertim e siper – lumi Valbone eshte nder te fundit lumenj te eger te mbetur ne Europe, si dhe zemra e Parkut Kombetar te Lugines se Valbones ne veriun e Shqiperise. Protesta eshte nje apel ndaj vendimarresve, ne vecanti ndaj kryeministrit Edi Rama, per te ndalur ndertimin e HEC-eve ne Parkun Kombetar, per te mbrojtur lumin, dhe ekosistemin unik te tij, si dhe komunitetin e banoreve qe jeton aty.

Ky projekt shpreh artistikisht zemerimin e Valbones qe me ane te anes vizuale dhe zerit te saj origjinal do te ushetije ne qendren e kryeqytetit si nje alarm per te reflektuar dhe ndaluar

shkaterrimin e perlave shqiptare. Kjo forme arti-proteste tenton ti jape Valbones forcen e vete-protestimit ne publik.

Koncepti i lumit qe pushton sheshin ne shenje proteste eshte i pararendur nga protesta te panumerta te organizuara ne Valbone dhe Tirane per te ndalur HEC-et. Banoret vendas gjithashtu jane te perfshire ne nje sere betejash ligjore per te mbrojtur Parkun Kombetar. Ishte vetem para 10 vjetesh qe fshatrat malore brenda Parkut u hapen ndaj botes, ndersa Lugina se Valbones konsiderohet tashme si nje nga destinacionet outdoor kryesore ne Europe.

Ka shume elemente ne loje, dhe shkencetaret konfirmojne shqetesimet e tyre. Nje studim i fundit thote se 49 specie europiane qe jetojne ne uje te embel ose do te zhduken ose do te humbin me 50-100% shperndarjen e tyre ne Ballkan, si rezultat i aktivitetit te akumuluar te HEC-eve ne rajon. Shtimi i HEC-eve duhet te marre parasysh gjithashtu ndryshimin klimatik: Europa Jug-lindore u perball me nje sere thatesirash vitin e shkuar, qe rezultuan ne kriza energjitike. E me gjithe keto rreziqe, numri i HEC-eve te vogla po rritet ne menyre konstante.

Projekti i instalacionit koordinohet nga shoqata TOKA, ojf-ja qe po drejton fushaten kundra HEC-eve brenda Parkut Kombetar, nga Catherine Bohne (drejtoresha e organizates), Andi Tepelena (perfaqesues e skenes se pavarur kulturore ne Shqiperi) dhe Adelina Stuparu. Projekti eshte bere i mundur me mbeshtetjen financiare te Guerilla Foundation te bazuar ne Berlin, Lush UK, dhe shume donatore te tjere nga Hollanda te cilet kontribojne financiarisht ne grantet e vogla te menaxhuara nga XminY Foundation. Artisti bashkekohor Klodian Dedja ka dizenjuar nje instalacion zanor dhe pamor i cili sjell simbolikisht Valbonen nga Parku Kombetar ne sheshin Skenderbej, ne zemren e kryeqytetit shqiptar.

Eja dhe prek lumin e Valbones ne sheshin Skenderbej! Qendro krahe mbrojtjes se tij!

Share: