Home KRYESORE Vetëvarja e shkodranit, e bija rrëfen bisedën e fundit me të atin:...

Vetëvarja e shkodranit, e bija rrëfen bisedën e fundit me të atin: Më tha se në Polici…

“Babai tha se e kishin dhunuar në Polici dhe e kishin detyruar e bere presion të pranonte vjedhjen”. Me lot në sy, Romina Kallami, e bija e 47 vjecarit Ardian Kallami që u vetëvar dje në Vaun e Dejës ka treguar bisedën e fundit me të atin.

Ai i kishte thënë se do të bënte vetëgjyqësi, pasi ishte thirrur disa herë në Komisariat për tu marrë në pyetje për një vjedhje pranë shtëpisë së tij që policia dyshonte se e kishte kryer ai.

“Kontaktet e fundit me te ishin pak minuta para ngjarjes, me tha se ketu nuk ka as shtet, as ligj, asgje. Babai me tha s’jam fajtor, s’kam vjedhur asnje banese”, rrefen Romina.

Ardian Kallami i cili u vetëvar një ditë më parë në fshatin Barbullush është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Vajza e tij Romina akuzon policinë e Vau Dejësit se e ka çuar 47 vjeçarin drejt vetëvrasjes.

Pak çaste pas bisedes se fundit me te bijen ai ka marrë vendimin tragjik duke u vetëvarur. Romina Kallami të gjithë përgjegjësinë ia lë policisë dhe kërkon nga strukturat që të zbardhet e gjithë ngjarja dhe se si babai i saj është dhunuar fizikisht gjë për të cilën ka edhe një video që e ka sekuestruar prokuroria.

Share: