Home KRYESORE VIDEO/ A meritojnë shqiptarët një qeveri që udhëhiqet nga bandat? Studentja ‘ngrin’...

VIDEO/ A meritojnë shqiptarët një qeveri që udhëhiqet nga bandat? Studentja ‘ngrin’ Vlahutinin

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin e cila ndodhet në Shkodër në kuadër të ditës së Europës i ka dhënë përgjigje pyetjes së një studenteje shkodrane.

Kjo e fundit iu drejtua ambasadores me fjalët: Ju thatë dje se shqiptarët e meritojnë Europën, por a meritojnë shqiptarët të kenë një qeveri që udhëhiqet nga banda kriminale?

Në përgjigje të pyetjes Vlahutin u shpreh se ajo ndodhej prej 5 vitesh në Shqipëri dhe i ka ndjekur së bashku me kolegët zgjedhjet, por shtoi se është populli shqiptar ai që zgjedh qeveritë.

“Unë jetoj këtu prej 5 vitesh dhe kam ndjekur së bashku me koleget zgjedhjet. Populli shqiptar zgjedh qeveritë”, tha ajo.

Ambasadorja e BE-së u shpreh se populli duhet ti shtyjë të zgjedhurit të mbajnë përgjegjësi.

‘Dhe ju duhet ti shtyni të zgjedhurit të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh Romana Vlahutin.

© SYRI.net

Share: